user

Parid Consulting Shpk

Financial Services

View the employees at

Parid Consulting Shpk

Overview

Ideuar shumë kohë më parë themelimit të saj, Parid Consulting Shpk, prej vitit 2017 vjen si një ndër studiot e konsulencës më serioze në vend për ti qëndruar pranë nevojave të klientëve dhe individëve që kërkojnë të arrijnë profesionalizmin. Parid Consulting Shpk përbëhet nga një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe pasionuar pas fushave përkatëse ku zotërojnë tituj të ndryshëm profesionalë. Arritjet akademike si dhe eksperienca profesionale në role drejtuese ne sektorë bankar dhe studio kontabiliteti, bëjnë të sjellim pranë jush një shërbim dinjitoz ku reflektohen vlerat dhe aftësitë tona. Ne kujdesemi për biznesin tuaj që në hapat e parë duke ofruar analiza për projektet e deri në implementimin e tyre. Studioja ofron një paketë të plotë shërbimesh për subjektet vendase dhe të huaja si: konsulencë financiare, bankare dhe fiskale, plane biznesi, hapje aktiviteti, mbajtje kontabiliteti, analizë kredie, vlerësim të pasurisë së paluajtshme dhe trajnim të burimeve njerëzore. Synimi jonë është ngritja e një strukture për të mbështetur klientët tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme duke ofruar shërbime të personalizuara dhe me vlerë të shtuar, në përshtatje me ndryshimet në kërkesat e tyre. Puna serioze dhe dedikimi maksimal që kemi paraqitur te klientët tanë të kënaqur, ka bërë të rritemi në mënyrë progresive duke zgjeruar reputacionin tonë si një studio prestigjioze. Ne jemi partneri juaj i besueshëm që ofrojmë zgjidhjet më të mira profesionale duke synuar eficencën dhe efektivitetin në marrjen e vendimeve të duhura financiare.

  • 1010

    1010, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, Albania

    Get Direction