user

Startup Grind Tirana

Education Administration Programs
img No Team Available

Overview

Startup Grind Tirana është aktiviteti i parë për rrjetëzim (networking) në Shqipëri dhe komunitet që edukon, frymëzon dhe vë në kontakt të drejtëpërdrejtë sipërmarrësit e rinj që kanë krijuar startup-et e tyre apo njerëz me ide biznesi me biznesmenë të konsoliduar në fushën e biznesit në Shqipëri dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Aktiviteti i nisur në Shtator të vitit 2014 është i përmuajshëm dhe i fokusuar kryesisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, por jo vetëm. Gjatë aktivitetit ftohet një biznesmen i suksesshëm shqiptar i cili ndan me audiencën eksperiencën e tij/saj në fushën e biznesit dhe vështirësitë, si dhe jep këshilla për sipërmarrësit e rinj. Motoja e aktivitetit është : “Nëse nuk arrin të krijosh të paktën një kontakt të ri gjatë aktivitetit, quajeni veten të dështuar.” Startup Grind U krijua nga Dereck Anderson në Sillicon Valley, USA me qëllim krijimin e një komuniteti për startups dhe teknologjinë dhe ndërlidhjen e komuniteteve, sipërmarrësve në këto fusha. Aktiviteti organizohet në 175 qytete kryesore të botës dhe në Shtator u mbajt për herë të parë në Shqipëri nga Endri Mataj.