user

Nisma Thurje

Civic and Social Organizations

View the employees at

Nisma Thurje

Overview

THURJE është një nismë e qytetarëve të lirë te cilet besojne se perballe nje klase politike te organizuar duhet te vendoset nje shoqeri e organizuar. Shqiperia ka bere shume rruge ne keto 23 vite te tranzicionit politik, por ne besojme se shume me shume duhet te ishte bere. Dominimi i hapesires publike nga zeri i militanteve te partive politike dhe menjanimi i zerit profesionist, shpesh here i ka shkaktuar deme te medha vendit ne te gjithe sektoret, qofshin keto publike apo private. Ne besojme se Shqiperia do te kishte bere progress me te madh dhe niveli i debatit publik ne vend do te rritej ndjeshem nese ne te do te perfshiheshin jo vetem militantet e partive por edhe profesionistet, qofshin keta te rinj apo me te vjeter ne moshe. #thurje synon te kthehet ne hapesiren ku profesionistet mblidhen se bashke dhe nderthurin idete dhe mendimet e tyre per ti kthyer me pas ne vepra nepermjet veprimeve te drejtperdrejta. Ne synojme ngritjen e nje rrjeti mbarekombetar te profesionisteve Shqiptare, te bindjeve te ndryshme partiake dhe ideologjike, i cili do te sherbeje per: 1. Rrjetezimin e profesionisteve me njeri tjetrin, duke rritur nivelin e shkembimit te eksperiencave. 2. Rjetezimin e profesionisteve me institucionet publike dhe private per te rritur nivelin dhe sasine e shkembimit te eksperiencave. 3. Amplifikimin e zerit te profesionisteve ne debatin publik, si nje domosdoshmeri e progresit te vendit. Nese mendon se kohen tende te lire ia vlen ta investosh ne dobi te te ardhmes tende dhe beson tek fuqia e organizimit, dergoni nje mesazh tek kjo faqe dhe menjehere do te kontaktoheni nga organizatoret per tu perfshire.

  • Rebublic of Albania Assembly

    Rebublic of Albania Assembly, Kalaja e Tiranës, Fortress of Justinian, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1011, Albania

    Get Direction