user

Green Line Albania

Non-profit Organizations

View the employees at

Green Line Albania

Overview

Green Line Albania është një shoqatë jo-fitimprurëse, e cila është iniciatorja e lëvizjes civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë”. Lëvizja civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është pjesë e lëvizjes botërore “Let’s do it World”, e cila është kandidate për çmimin “UN Prize” në fushën e të drejtave të njeriut për promovimin e një mjedisi të pastër në të gjithë botën. Me mbështetje të Qeverisë Shqiptare, së bashku me gjithë Bashkitë dhe Komunat, Institucionet Publike, Shoqatat Shqiptare dhe Komunitetin Ndërkombëtar, së bashku me gjithë popullin Shqiptarë, besojmë dhe jemi të bindur ta bëjmë “Ta Pastrojmë Shqipërinë” aksionin me depërtimin më të gjërë. Pse duhet të përfshiheni dhe të mbështetni “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë”? Këto janë objektivat tona: • Rritjen e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësin e një mjedisi të pastër në Shqipëri. • Krijimi I hartës së parë dixhitale në Shqipëri për vënd grumbullimet ilegale të mbeturinave. • Mbledhja e 20.000 ton mbeturina nga grumbullimet illegale në 12 qarqe. • Përfshirja e të paktën 100.000 vullnetarëve në të gjithë Shqipërinë. • Të arrijmë 200.000 “Likes” në Facebook: www.facebook.com/TaPastrojmeShqiperine • Nisjen e proçesit për kthimin e Shqipërisë në një shtet “Zero-Mbeturina”. • Përgatitja për “Ta Pastrojmë Shqipërinë 2015”! Edhe një aksion i vogël mund të ndyshojë diçka në botë. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij Aksioni gjithashtu. Ne besojmë se me mbështetjen Tuaj do të arrijmë objektivat. Web: www.greenlinealbania.org Facebook: www.facebook.com/GreenLineAlbania Youtube: www.youtube.com/LetsDoItAlbania

  • Rebublic of Albania Assembly

    Rebublic of Albania Assembly, Kalaja e Tiranës, Fortress of Justinian, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1011, Albania

    Get Direction