user

Fluidi Corporation

Food and Beverage Services

View the employees at

Fluidi Corporation

Overview

Fluidi Corporation është kompani e prodhimit të lëngjeve të gazuara dhe të pagazuara e cila operon që nga viti 1994. Lëngjet e para të prodhuara nga Fluidi të njohura si “Extra Lëngje” u pritën mirë nga tregu vendor duke i rritur kështu kërkesat për më shumë sasi dhe lloje të lëngjëve. Si rezultat, në vitin 1997 Fluidi Corporation ka lansuar linjën e prodhimit të lëngjëve të pagazuara në foli alumini prej 0.2L si dhe teknologjinë për prodhimin e ambalazhit plastik. Duke vazhduar të jetë në trend me kohën, Fluidi lansoi linjën e re të prodhimit në vitin 2003 për prodhimin e lëngjëve të dendura në shishe të qelqit. Në këtë vit konsumatorët shijuan “Jaffa Champion”, shije kjo e cila u mirëprit dhe për të cilën pati kërkesa brenda dhe jashtë vendit. Rrjedhimisht, “Jaffa Champion” u gjend në Ballkan, Zvicër dhe Angli. Në vazhdën e zhvillimit ekonomik, në vitin 2004 Fluidi investoi duke hapur fabrikën e re në Gjilan ku lansoi teknologjinë më të fundit për prodhimin e lëngjeve të licensuara RC. Kompanija amerikane “Royal Crown Cola International” i dha licencën për prodhimin e RC Colës dhe RC brendeve tjera, me të drejtë distribuimi në katër shtete. Andaj, përkundër rrethanave të vështira dhe konkurencës së madhe, Fluidi ka tejkaluar standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj duke e zgjeruar kështu dita ditës tregun. Synimi jonë është që të ofrojmë lëngje dhe pije të kualitetit më të lartë në vend, duke bërë që prodhimet e Fluidit të jenë pjesë e përditshmërisë suaj.

  • Presevo

    Presevo, Presevo Municipality, Pcinja Administrative District, Central Serbia, 17523, Serbia

    Get Direction